Si sot, 202 vjet më parë, u vra 'Luani i Epirit', Ali Pashë Tepelena

Si sot, 202 vjet më parë, u vra 'Luani i Epirit', Ali Pashë Tepelena

07:44, 24/01/2024
A+ Aa A-

Më 24 janar 1822, u vra “Luani i Epirit”, Ali Pashë Tepelena.

Asgjësimi i tij u urdhërua prej Sulltanit, i cili i druhej orvatjeve të Ali Pashës për krijimin e një territori të pavarur nga Porta e Lartë. Në kopjen e dënimit me vdekje (jafta) të paraqitur bashkëngjitur, vizualisht të ngjashëm me njëpikw loti,

Nën sundimin e Ali Pashës për 40 mote me radhë (1788-1822) në pashallëkun e Janinës, u shënuan përparime në fushën e ekonomisë, të politikës së jashtme dhe të asaj të brendshme, në konsolidimin e strukturave shtetërore, ushtarake, policore, e po ashtu u korrën fryte edhe në lëmin e arsimit dhe të kulturës.Në mënyrë të veçantë, u zhvillua hovshëm infrastruktura me objekte me karakter e funksion social-kulturor (biblioteka dhe shkolla), fetar (kisha, xhami, teqe, manastire etj), si edhe ushtarak (akademi ushtarake).
Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco