Më 22 janar 1946 u vetëvar Ganimet Cuka, e akuzuara nga regjimi si 'agjente'

Më 22 janar 1946 u vetëvar Ganimet Cuka, e akuzuara nga regjimi si 'agjente'

08:40, 22/01/2024
A+ Aa A-

Më 22 janar 1946, u vetëvar Ganimet Cuka.

Lindi në Tiranë, në gjirin e një familjeje tregtarësh. Kreu studimet në Institutin Femëror “Nana Mbretneshë” dhe zotëronte disa gjuhë të huaja. Në vitin 1945 u arrestua nën akuzën e “agjentes së zbulimeve të huaja”. Pas disa muajsh hetuesie dhe si pasojë e refuzimit të saj për të pranuar akuzat, Cuka u la e lirë.

Më 29 shtator 1947, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Prefekturës së Tiranës urdhëroi sekuestrimin e pasurive të tundshme të familjes së saj.

Në tetor të vitit 1967, bashkë me të ëmën, u internua në Grabjan, ku do të banonin në një kthinë të stallës së derrave. Nënë e bijë u vetëvarën dhe eshtrat e tyre u groposën buzë një kanali, pa një shenjë dalluese.
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco