Mazreku në ‘Odeon’: Shteti më ka harruar, kam 8 vite në pension, s’më japin pension të veçantë

21:25, 20/01/2024
A+ Aa A-

E zhgënjyer nga institucionet shtetërore për harresën ndaj vlerave, e ndaj artistëve që kanë gdhendur në faqet e teatrit dhe kinematografisë shqiptare kontributin e tyre, Florinda Mazreku tha në ‘Odeon’ se nuk është vlerësuar me një pension të veçantë siç u takon artistëve të mëdhenj.  

‘Kam tetë vite në pension dhe nuk jam vlerësuar akoma me pension të veçantë.

Të gjithë njerëzit habiten. Para disa ditësh flisja me Robert Ndrenikën dhe më thoshte ‘moj Cuci’ se mua më thërresin të gjithë Cuci, se më kanë rritur, po ashtu dhe Margarita Xhepa ‘shkruaj Edi Ramës, se duhet të marrësh me patjetër pensionin e veçantë’. Të gjithë më pyesin pse nuk e kam marrë pensionin e veçantë, ia që s'e kam marrë pensionin e veçantë akoma’, tregoi aktorja.

Artistja u shpreh e trishtuar ngase Ministria e Kulturës dhe institucione të tjera shtetërore nuk i thërrasin njerëzit e artit për të diskutuar problemet më të qenësishme të kulturës sot.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco