Romancieri i parë shqiptar

Romancieri i parë shqiptar

08:15, 18/01/2024
A+ Aa A-

Dom Ndoc Nikaj, i lindur në qytetin e Shkodrës në vitit 1865, do të shkruante romanin e parë në prozën shqipe “Marcja” (1899). Një epikë mistike ku bota reale gërshetohej në mënyrë fantastike me atë hyjnore. Meshtari shkodran do të shkruante mbi 30 vepra, mes të cilave do të spikaste me librin “Historia e Shqypnis” (Bruksel 1902).

Në vitin 1909, solli për herë të parë shtypshkronjën publike “Nikaj” në Shkodër, ku do të shtypeshin gazetat e themeluara prej tij dhe libra në gjuhën amë! Ky apostull i kulturës shqiptare bën pjesë në radhët e atyre priftërinjve dhe shkrimtarëve, që veprimtarinë dhe shkrimin e vendosën në shërbim të Zotit e të popullit, gjersa u shuan.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco