100 vjetori i lindjes së Kadri Roshit, përlotet i biri: Nuk kam marrë asnjë ndihmë nga shteti!

22:32, 16/01/2024
A+ Aa A-

“Kam patur fatin e madh që ta kisha baba, ta kisha kolegë por më kryesorja shokë’’ kështu u shpreh djali i të madhit Kadri Roshi në programin A Show.

 Kliti Roshi ishte i ftuari i Adi Krastës për të folur për 100 vjetorin e lindjes së babait.

Por teksa u pyet nga moderatori nëse kishte marrë ndihmë nga shteti për 100 vjetorin e lindjes së babait, atij u mbushën sytë me lot dhe u shpreh: Zero.

Pjesë nga intervista:

Adi Krasta: Ti ke luftuar fort në një mënyrë të palodhshme për t'i bërë respekt publiksiht Kadri Roshit mendon se ja ke mbërritur qëllimit?

Roshi: Më vjen mirë që të paktën në këtë 100 vjetor janë kujtuar disa stacione televizive dhe këtu nuk është puna për show. Jo jo nuk bëhet fjalë për Kadri Roshin, jo, bëhet fjalë për një pleidë të tërë.

Adi Krasta: Nuk e kam kuptuar kurrë ka qenë e qëllimshme që e ke të folurën si ai apo zërin. Apo ka ndodhur natyrshëm për shkak të kokfortësisë së genit?

Roshi: Jo. Kur dëgjoj nga njëherë veten time ore pse më thonë që i ngjaj? Nuk më duket sikur i ngjaj, por veshi indirekt me veshin direkt ndryshon shumë.

Adi Krasta: Të kanë thënë ai dikur djalë

Roshi: Jo këshilla profesionale, mos u imposto aty por jo që mos më imito mua.

Adi Krasta: Kam lexuar se Robert de Niro është i pakënaqur me fëmijët të cilët nuk e trajtojnë atë si një nga aktorët më të mëdhenj të botës. Si ka qenë marrëdhënia e juaj?

Roshi: Kam patur fatin nderin dhe priviligjen e madh që ta kisha baba, ta kisha kolegë por më kryesorja ta kisha shok.

Adi Krasta: E para komplimente me gjithë zemrër që t'i realizove një gjë të jashtëzakonshme për 100 vjetorin e lindjes të aktorit ndoshta më të pranuar kombëtarisht si një nga aktorët më të mëdhenj, Kadri Roshi fotografia i tregon të tëra, pyetja është: a të ndihmoi shteti shqitpar?

Roshi: Do të doja Adi që këtë ta anashkaloja sepse ndoshta këtij 100 vjetori do t'ja prekte gjithë bukuinë që siç më thanë vajti mirë. Bile dhe më shumë. Konkretisht Ministria e Kulturës nuk ka bërë asgjë. Mendoj ta mbyllim me kaq mos të themi që më sabotoj i lëmë më mirë, të themi nuk ka bërë asgjë ndërkohë që më premtoi shumë ndërkohë që më tha: ua po ne ja kemi bërë të tjerë e si të mos tja bëjmë këtij rezultati në fund: ZERO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco