Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Vlorë, parodi e muzikë nga estrada e të rinjve në teatrin Petro Marko

14:27, 24/12/2023
A+ Aa A-

Të rinj të talentuar të Vlorës në estradën e tyre janë ngjitur mbrëmjen e së shtunës në skenën e teatrit Petro Marko. Humor, parodi, muzikë, gjithçka me protagonistë të rinjtë, ndërsa të pranishëm ishin edhe personalitete e përfaqësues të pushtetit lokal si mbështetje për aktorët e rinj. Në regjinë e aktorit të trupës së teatrit dramatik, Artan Islami, shfaqja u ndoq dhe u duartrokit nga spektatorët artdashës, të shumtë në sallë.

Për aktorët e rinj, kjo pjesëmarrje në estradën e tyre do të vijojë, pasi pasioni mban ndezur ëndrrën e tyre për t’u bërë edhe ata profesionistë në të ardhmen.

Për regjisorin e shfaqjes, brezi i ri i talentuar ka nevojë për mbështetje

Estrada e të rinjve dhuroi këtë spektakël në kuadër të festave të fundvitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco