Veshja tradicionale e gruas mirditore shpallet Kryevlere Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale!

Veshja tradicionale e gruas mirditore shpallet Kryevlere Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale!

18:03, 23/12/2023
A+ Aa A-

Veshja tradicionale e gruas mirditore, është shpallur nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore: ”Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale (shpirtërore)” 

Unioni Mirdita  I ka dërguar një propozim (bashkëngjitur me dosjen e konsultuar me disa studiues dhe etnologë) Ministrisë së Kulturës, që veshja tradicionale e gruas mirditore të shpallej: ”Vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore”.

Pjesë e grupit të punës kanë qënë historianët, Julian Vlashi Gjet Ndoj, juristja Ana Pertana si dhe akademiku dhe etnologu i mirënjohur z. Mark Tirta. 
Për këtë reagoi edhe Minitrja e Kujturës Elvi Margariti.

“E mbushur me simbole mitike e kulti, veshja e mrekullueshme e gruas mirditase shpallet “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.Me propozim të Qendrës “Unioni Mirdita”, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale pasi shqyrtoi dosjen, vendosi që kjo veshje që ka shoqëruar në shekuj gruan e krahinës së Mirditës të shpallet pasuri kombëtare, duke na bërë edhe më të vetëdijshëm për ruajtjen dhe trashëgimin e saj” shkruan Margariti në reagimin e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco