Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Më 23 dhjetor 1912, Ismail Qemali emëroi delegacionin e parë shqiptar në Konferencën e Londrës

Më 23 dhjetor 1912, Ismail Qemali emëroi delegacionin e parë shqiptar në Konferencën e Londrës

14:23, 23/12/2023
A+ Aa A-

Më 23 dhjetor 1912, Ismail Qemali emëroi delegacionin e parë shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Kumti u përhap nga një kabllogram, i pari në radhë në rrafshin e diplomacisë shqiptare. Delegacioni i emëruar kryesohej prej Rasih Dinos (në foto).

Në cilësinë e të deleguarëve, më 2 janar 1913, Dino, Mehmet Konica dhe Filip Noga i dërguan një memorandum ish-ministrit të jashtëm britanik, Eduard Grey, i cili ishte njëherësh edhe kryetari i Konferencës.

Në memorandum paraqitej vija e kufirit të viseve etnike shqiptare dhe një pasqyrë të hollësishme mbi përbërjen e popullatës që banonte në krahinat, të cilat duheshin përmbledhur brenda shtetit shqiptar.

Dino ka qenë pjesëmarrës përkrah Ismail Qemalit në ngritjen e Flamurit në vitin 1912. Krahas përfaqësimit në Londër, u emërua edhe si i deleguar i përhershëm pranë Konferencës së Paqes në Paris.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco