Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ Festë e hareshme për dirigjenten shqiptare, Suzana Turku: 70 vjetori vazhdimësi e jetës

18:04, 21/12/2023
A+ Aa A-

Dirigjentja Suzana Turku festoi 70 vjetorin mes studentëve dhe kolegëve. Në një rrëfim për Syri Tv, dirigjentja u shpreh se 70 vjetori është vijimësi e jetës së bukur personale e profesionale, ndërsa tregoi edhe momentet më të rëndësishme artistike.

Nga Egla Xhemalaj-SYRI TV

Suzana Turku, zonja fisnike që ka gdhendur në muzikën shqiptare një kontribut të çmuar, festoi 70 vjetorin mes studentëve dhe kolegëve.

Dirigjimi dikur një profesion i parrokur nga artistet, megjithatë Suzana Turku diti të punonte fort për të realizuar koncerte të suksesshme me muzikë të kompozitorëve më të shquar shqiptar si Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Limoz Dizdari, Tonin Harapi etj e për të ngjitur në opera vepra madhështore botërore si ‘Traviata’, ‘Rigoleto’, ‘Trovatore’ e ‘Carmen’. Në një rrëfim për Syri Tv, dirigjentja u shpreh e kënaqur për veprimtarinë artistike e tha se rrugëtimi artistik vijon, me të njëjtin përkushtim e pasion.

Pas viteve ’90, një prej shenjave më ngjyrëplota në art, ka qenë ai i themelimit të grupit koral në Shqipëri e të tjera grupe, që sollën një frymë tjetër në muzikë. Dirigjentja tregon momente disa prej momenteve më të rëndësishme artistike.

E ardhmja është plot e përplot surpriza, ndaj artistja thotë se shijon e gëzohet për jetë, miqtë e muzikën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco