Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Prezantohet Kalendari Artistik i Operas 2024, Voshtina: Opera s’do reshti së foluri shqip

14:53, 20/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV-Teatri Kombëtari i Operas dhe Baletit do të ketë një kalendar të ngjeshur artistik për vitin 2024.

Në fjalën e saj drejtorja e institucionit Abigela Voshtina u shpreh se opera do të flasë shqip, në këtë 70-vjetor.

Çelja e konkursit për krijimtarinë është prioritet për vitin e ri, ndërsa nuk do të mungojnë as bashkëpunimet me artistë të huaj e turet ndërkombëtare.

Kalendari artistik i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për vitin 2024 është ndërtuar me shfaqje operistike, nisur me veprat e kompozitorit italian Giacomo Puccini, për të vijuar me pjesë operistike shqiptare, që do të jenë në qendër të 70-vjetorit të themelimit të Operas, e më tej me performance në balet, opera për fëmijë.

Nuk do të mungojnë as bashkëpunimet me artistë të huaj, e as turet ndërkombëtare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco