Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ ‘Qeverisja e Shqipërisë’ e Gjet Ndojit, historiani hedh poshtë tezën e shumënjohur: Gjermanët s’e kanë qeverisur vendin

14:57, 18/12/2023
A+ Aa A-

Historiani Gjet Ndoji u është rikthyer disa çështjeve të nxehta që  prekin Historinë e Shqipërisë përgjatë luftës së dytë botërore. Ndoji hedh poshtë se Gjermania e ka qeverisur shtetin shqiptarë, ndërsa pohoi se nacionalistët shqiptarë nuk kanë qenë tradhtar lufte.

Syri tv

“Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore (1939 – 1944)” është kontributi i fundit në lëmin historik të Gjet Ndoji. Studiuesi hyn thellë në fakte e ngjarje, të cilat historiografia shqiptare nuk është ndalur për ta trajtuar, e hedh poshtë tezën e shumënjohur, se pushteti gjerman e ka qeverisur shtetin shqiptar përgjatë luftës së dytë botërore. Historiani përmes dokumenteve, depërton drejt të vërtetës, e çel një temë të nxehtë.

Ndoj ndalet edhe në kohën e pushtimit fashist e përgënjeshtron faktin se në Shqipëria është luftuar, e se nacionalistët shqiptarë kanë qenë tradhtar lufte.

Libri që ka rrokur 630 referenca nga 2500 dokumenta të nxjerra nga Arkivit  të Shtetit e Arkivit të Forcave të Armatosura. “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore (1939 – 1944)” sjell një tjetër vështrim për atë që ka ndodhur në Shqipëri, për të vërtetën. / Gaz: E. Xhemalaj, Op: E. Jahelezi, Mont: O. Demo/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco