Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Më 15 dhjetor 1999, Italia i njohur arbëreshët si pakicë gjuhësore etnike

Më 15 dhjetor 1999, Italia i njohur arbëreshët si pakicë gjuhësore etnike

08:01, 15/12/2023
A+ Aa A-

Më 15 dhjetor 1999, shqiptarët në Itali u njohën si një pakicë gjuhësore etnike.

Njohja juridike e popullsisë me origjinë shqiptare e mërguar në Italinë e Jugut, bazohet në ligjin kornizë nr. 482. Statusi i pakicës gjuhësore mundëson mësimin e gjuhës shqipe në shkollat fillore dhe të mesme, krahas përdorimit të saj zyrtar në administratën shtetërore, në biblioteka, në shërbime publike etj.

Popullata shqiptare u nis në mërgim drejt Italisë me vendosjen e vendit nën thundrën e sundimit otoman. Pavarësisht represionit asimilues, arbëreshët ruajtën me ngul traditën, kulturën dhe simbolet arbërore.

Në foto, çaste nga vizita e një grupi arbëreshësh të Italisë gjatë vizitës në Shqipëri. Bashkëlidhur, promemorie drejtuar kryetarit të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris nga arbëreshët e Palermos, të cilët shprehnin dhimbjen për dhunimin e të drejtave të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco