VIDEO/ Zamira Kita në ‘Odeon’: Drama ngre pyetjen, çfarë mund të bëj njeriu për të ruajtur dinjitetin e vet?

22:06, 09/12/2023
A+ Aa A-

Aktorja Zamira Kita tha në emisionin ‘Odeon’, se personazhi i saj, Diana në shfaqjen ‘7 Minuta’ është  rol antagonis.

‘Diana është gruaja që nuk bie dakord asnjëherë dhe nuk lejon as të tjerat të shkëputen nga grupi. Gjithmonë ndihem e lumtur që luaj krah Yllka Mujos, Luiza Xhuvanit e Olta Dakut, ngase ato dinë mirë të ta hedhin batutën e të ta presin. Janë aktore që e kanë vënë vulën e emrit të tyre. Mesazhi i veprës është vërtetë shumë i fuqishëm: Çfarë mund të bëj njeriu për të ruajtur dinjitetin e vet? Deri ku mund të arrijë për të mbijetuar? Janë dy gjëra të ndryshme. Cila nga këto do të zgjidhet? Do pranohen këto ‘7 Minuta’ apo jo? Për të kuptuar këto pyetje publiku duhet ta shoh.

Pyetjes së Xhemalajt nëse mund të themi se shfaqja është një refleksion për shoqërinë e sotme, për atë që ndodh, për femrat e dhunuara fizikisht e psikologjikisht, aktorja u përgjigj:

Patjetër. Kemi dy muaj që punojmë, përgjatë kësaj kohe ne e kemi shtrirë aktivitetin tonë, jo vetëm në pjesën artistike, por duke përcjellë edhe mesazhe shumë të forta për barazinë gjinore dhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore’, tha Zamira Kita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco