Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Devishi në ‘Odeon’: Ne shqetësohemi për shifrat alarmante të kronikës së zezë të arrestimeve të të rinjve

21:56, 09/12/2023
A+ Aa A-

Asgjësimi shpirtëror sjell pasoja të rënda në çdo shoqëri. Në ‘Odeon’, regjisorja Driada Dervishi tha se pasojat e dhunës, vrasjeve e gjithçkaje tjetër që ndodh janë rrjedhojë e një shoqërie të pakultivuar me vlera.

‘Ne shqetësohemi pse shifrat alarmante të  kronikës së zezë të arrestimeve të rinisë që  është në pikëpyetje kaq të mëdha janë kaq të larta. Gjithçka nis me edukimin e mendjes dhe të shpirtit dhe atë që nuk mund ta bëjnë në shtëpi apo shkollë e bëjnë nëpërmjet teatrit, ekspozitave, filmit, muzikës e poezisë. Besoj se shoqëria jonë ka shumë nevojë për këtë. Asnjëherë nuk i është dhënë ndonjë mundësi që të arrijë aty ku duhet dhe t'i japi rëndësi kulturës. Kjo është shumë e rëndësishme për një komb, i cili në 100 hallet e tij e ka të nevojshme. Në Shqipëri nuk janë biletat e teatrit si në Londër apo Paris, por janë tejet të përballueshme dhe mjafton pak fare dëshirë, një organizim i mirë dhe të gjitha shfaqet mund të lëvizin’,  u shpreh regjisorja Driada Dervishi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco