VIDEO-SYRI TV/ 'Të vërtetat e luftës sime' promovohet në Prishtinë, libri hedh dritë mbi luftën civile

17:36, 09/12/2023
A+ Aa A-

Librat ‘Të vërtetat e luftës sime’ i Kadri Cakranit dhe ‘Kujtimet e një firmëtari’ të Hajredin Cakranit janë promovuar në Prishtinë në një panel intelektualësh dhe studiuesish. Nexhmedin Spahiu i cilësoi këto libra si një thesar për historinë tonë që hedhin dritë mbi prapaskenat e shpalljes së pavarësisë dhe luftës civile mes nacionalistëve dhe komunistëve.

Nga SYRI TV

Me një audiencë të zgjedhur intelektualësh dhe studiuesish në Prishtinë dhe nën moderimin e studiuesit dhe doktorit të shkencave, Nexhmedin Spahiu, janë promovuar në Prishtinë dy librat e pinjollëve të familjes Cakrani.

‘Kujtimet e një firmëtari’, libër i shkruar Hajredin Bej Cakrani, rrëfen prapaskenat e e shpalljes së pavarësisë dhe kontributin e familjes Cakrani për mbrojtjen e territorit të Shqipërisë de mbajtjen e financave të shtetit të parë shqiptar.

Libri tjetër ‘Të vërtetat e luftës sime’ është i Kadri Cakranit, ish-Komandant i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar, një ndër figurat politike më të rëndësishme të viteve 40, ndër të paktët që së bashku me bajraktarët e Mirditës dhe familjet e tjera në veri të vendit bënë rezistencë të armatosur kundër komunistëve.

Në libër tregohen zhvillimet e luftës civile, përplasjet dhe aleancat e komunistëve me sllavët që vranë ëndrrën e Shqipërisë së madhe.

Vetë avokati Kujtim Cakrani, pasardhës i kësaj familjeje në fjalën e tij theksoi se për patriotët shqiptarë dhe nacionalistët, Shqipëria ka qenë gjithmonë një.

Vlerësime për librat shprehen edhe studiuesit e tjerë të pranishëm në këtë panel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco