Më 8 dhjetor 1990, kur jehoi kushtrimi 'E duam Shqipërinë si gjithë Europa'

Më 8 dhjetor 1990, kur jehoi kushtrimi 'E duam Shqipërinë si gjithë Europa'

07:47, 08/12/2023
A+ Aa A-

Më 8 dhjetor 1990, në Tiranë jehonte kushtrimi “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Në këtë datë që simbolizon vendosjen e pluralizmit në Shqipëri, një grup studentësh dhe pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bashkuan në një lëvizje paqësore, që do të shënonte një kthesë historike në të ardhmen e vendit, njofton Drejtoria e Arkivave.

Ky akt demokratik, që vinte në kontekstin e gremisjes së komunizimit në vendet e Europës Lindore, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke hapur udhën e ekonomisë së tregut dhe të shoqërisë së hapur.

Bashkëngjitur më poshtë, paraqiten fragmente të procesverbalit të mbajtur në takimin e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia me një grup përfaqësuesish të studentëve e të pedagogëve të Universitetit të Tiranës “Enver Hoxha”, më datë 11.12.1990.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco