VIDEO/ Drande Xhai: Zef Deda do të jetë i përjetshëm sepse ai nuk vdes kurrë, e kam pasur pjesë të familjes

11:48, 25/11/2023
A+ Aa A-

Aktorja e njohur shkodrane, Drande Xhai, foli për mediat pas homazheve te trupi i pajetë i Zef Dedës.

“Janë këto dy ditë shumë të dhimbshme, jo vetëm për ne kolegët,por për të gjithë qytetin dhe artdashësit kudo që janë.

U shua një yll, ra një meteor, u largua një legjendë, por shkëlqimi i tij do jetë i përjetshëm sepse Zef Deda nuk vdes kurrë.

Zefi nuk ishte vetëm i joni, është i të gjithë shqiptarëve. Me artin e tij, me kontributin e tij, ai është i përjetshëm.

45 vjet që kam në skenë, unë jam rritur me Zefin. Për mua është fat që kam interpretuar me Zefin, por edhe me këtë trupë. Kam pasur shumë kujtime në krah të Zefit.

Sepse Zefin jo vetëm koleg, por e kam pasur pjesë të familjes. Kemi ndarë me të gjithçka, gëzimet, hidhërimet, brengat. Më ka qëndruar afër dhe e kam pasur pjesë të familjes,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco