VIDEO/ Rrëfimi prekës i Edmond Halilit: Shkova ta takoj Zef Dedën ditën kur dha shpirt, m'i ka këputur këmbët

11:10, 25/11/2023
A+ Aa A-

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Edmond Halili, foli për mediat pasi bëri homazhe te kolegu i tij, aktori i shquar Zef Deda.

“Humbje shumë e madhe. Ka vdekur humori shqiptar, për mua. Zef Deda ka qenë një mrekulli e humorit shqiptar.

Është një humbje e madhe për qytetin e Shkodrës, nuk diskutohet, por për mbarë Shqipërinë se Zef Dedë nuk bën nëna më. Ishalla pas 50 vitesh po del ndonjë tjetër,” tha ai.

Halili rrëfeu se si ditën kur Zef Deda ndërroi jetë, ai ishte nisur për ta takuar.

“M’i ka këputur këmbët. Takova sot gruan e Zefit, më tha: Mondi, të ka pasur në gojë, si nuk po vjen Mondi me më taku. Atë fjalë ma mirë të mos ma kishte thënë, se m’i ka këputur këmbët”, tha Halili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco