Gjergj Kastriot Skënderbeu 'dragoi i Shqipërisë'

Gjergj Kastriot Skënderbeu 'dragoi i Shqipërisë'

11:18, 21/11/2023
A+ Aa A-

Në vitin 1937, në një numër të veçantë kushtuar 25-vjetorit të Pavarësisë, Revista LEKA, e cila dilte në Shkodër, botoi edhe këtë gravurë të rrallë (dhuruar nga shqiptarët e Izmirit) që tregon Skënderbeun në momentin e hyrjes në Krujë dhe shpalljen e parë të “Pavarësisë” së Shqipërisë më 28 nëntor 1443.

Gravura, siç citohet në diçiturë, është shkëputur si njësi ilustruese për dramën historike me katër akte "Skënderbeu, ose heroi i krishterë", e cila u shkrua në vitin 1862 nga A.C. Guenot dhe u vu në skenë disa herë në Paris gjatë fundit të shekullit të 19-të.

Skënderbeu: Ngrijeni flamurin dhe jini burrat që keni qenë gjithmonë.

Princat: Dhe ne ta japin besën se do të të ndjekim deri në vdekje nëse është nevoja për lirinë e Shqipërisë. - 28 nëntor 1443.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco