SYRI TV/ ‘Metoda më e rrezikshme’ i John Kerr, Filipi: Lexuesi del i transformuar, ka tërmet idesh

14:42, 20/11/2023
A+ Aa A-

Sofiana Filipi ka përkthyer në shqip një prej veprave më të rëndësishme të John Kerr. “Metoda më e rrezikshme” mbart ide dhe mendime që bashkëshoqërojnë njeriun çdo ditë. Përkthyesja u shpreh për Syri Tv se ky libër e transformon lexuesin.

Syri tv

 "Metoda më e rrezikshme" e përkthyer me mjeshtëri nga Sofiana Filipi rindërton trekëndëshin fatal të Zigmund Frojdit, Karl Jungut dhe Sabina Shpilrajnit. Studimi përfshin metoda klinike dhe politikën, histerinë, antisemitizmin dhe shkëlqimin intelektual të ushtruar si shantazh. Përkthyesja u shpreh se ky libër e transformon lexuesin.

"Metoda më e rrezikshme" përmban idetë dhe mendimet kryesore që bashkëshoqërojnë jetën e gjithsecilit.

Botimi është një histori intelektuale që ka fuqinë narrative dhe ndikim emocional të një tragjedie./ Gaz: E. Xhemalaj, op: S. Goga, mont: P. Prifti/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco