Flogerta Krypi në ‘Odeon’: S'krahasohemi as me Kabulin, biblioteka punonte 24 orë dhe në gjendje lufte

21:22, 11/11/2023
A+ Aa A-

Zgripi i Bibliotekës Kombëtare nga përmbytja dhe djegia e librave e antikuarëve, i kujton shkrimtares Flogerta Krypi Bibliotekën e Kabulit, së cilës as nuk i përafrohet Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Pjesë nga intervista:

Flogerta Krypi: Ne jemi ata që i biem kraharorit, ne jemi ilirë e në fund fare ne nuk krahasohemi dot me Kabulin e Afganistanit sepse në 2018 në Kabul, Biblioteka Kombëtare punonte 24 orë dhe pse kishte të paktën 10 vite në gjendje lufte.

Egla Xhemalaj: Ndryshe nga ne.

Flogerta Krypi: Ndryshe nga ne, të cilët nuk kishim një Bibliotekë Kombëtare funksionale. Ra një shi, pastaj u dogj. Nuk u mor vesh si u dogj, pse u dogj!

Egla Xhemalaj: U dogjën asokohe antikuare e mijëra libra me vlerë të çmuar.

Flogerta Krypi: Ra një shi, u shkatërruan 12 mijë libra të çmuar dhe ironia e ajo që për një lexues a njeri që e do vërtetë dijen ka qenë shkatërruese, ishte të shihje që thaheshin librash me tharëse flokësh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco