Flogerta Krypi në ‘Odeon’ : Emri im, në listat e zeza të Ministrisë së Kulturës

21:14, 11/11/2023
A+ Aa A-

Shkrimtarja Flogerta Krypi në emisionin “Odeon” kritikoi punën e vakët të Ministrisë së Kulturës me librin. E njohur si krijuesja guximtare, që ngriti një diskutim të gjatë në Panairin e Librit në vitin 2018, ku iu akordua çmimi inkurajues për librin “Gjithçka rreth asgjësë”, ngase i bëri thirrje Ministres së atëhershme të Kulturës,  Mirela Kumbaro, për ndërhyrje të menjëhershme te Biblioteka Kombëtare, Krypi i tregoi gazetares Egla Xhemalaj se edhe sot vijon të jetë në listën e zezë të ministrisë.

Pjesë nga intervista:

Flogerta Krypi: Unë isha një armike imagjinare e Ministrisë së Kulturës, kam qenë për shumë vite.

Egla Xhemalaj: Je dhe sot Flogerta?

Flogerta Krypi: Jam e sigurt që po. Kanë ndryshuar shumë institucionet, por gjithsesi edhe sot e kësaj dite e di që emri im vazhdon të qarkullojë në listat e zeza jo të mirëpritjes të Ministrive tona, gjë që mirë e bëjnë që e mbajnë, se ju duhet. Loja nuk është e bukur nëse nuk ka armiq. Nëse janë të gjithë miq, çfarë po shijojmë?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco