Flogerta Krypi në ‘Odeon’ për sukseset në letërsi/ Autorja: Të thuash të vërtetën në Shqipëri kushton shtrenjtë

21:11, 11/11/2023
A+ Aa A-

Një prej zërave më të veçantë të letrave shqipe, shkrimtarja Flogerta Krypi e ftuar në emisionin “Odeon” të gazetares Egla Xhemalaj në "Syri Tv" rrëfeu procesin e shumëdashur të krijimtarisë, që prej fillimeve kur shkruante poezi e deri te kapërcimi në prozë. Shkrimtarja, që me vërtetësi e argumenta të forta kritikoi ashpër Ministren e dikurshme të Kulturës, Mirela Kumbaron  në Panairin e Librit në vitin 2018, kujton dhe një herë ditën kur iu dha çmimi i inkurajimit, e momentin ku nuk shprehu falënderim por foli rreth gjendjes së mjerueshme të librave në Bibliotekën Kombëtare. Në “Odeon” Krypi tha se Shqipëria nuk krahasohet as me Kabulin, që edhe pse në kohë lufte biblioteka qëndronte hapur për 24 orë. Shkrimtarja ngriti pyetje për fondet e akorduara nga Bashkimi Europian për investime në biblioteka e në librari e tha se të flasësh për të vërtetën në Shqipërinë, që jeton mes dy realitetesh kushton shtrenjtë.

E zhvendosur prej vitesh në Gjermani, Krypit i dhemb situata kaotike që po kalon vendi, nisur me rritjen e papërballueshme të çmimeve, dijen e cunguar që u jepet brezave të rinj sot e për të vijuar me politikat letrare që jo rrallëherë janë përjashtuese për të rinjtë krijues.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco