Mjeshtri i madh sjell ekspozitën 'Faksimile': Një punë që tregon lidhjen e thellë midis pikturës së Helidon Haliit dhe poezisë së babait të tij

12:30, 08/11/2023
A+ Aa A-

Piktori i njohur Helidon Haliti hapi më 6 nëntor ekspozitën artistike të titulluar “Faksimile” në galerinë FAB.

Kjo ekspozitë është një projekt i cili ka origjinën në bisedat e tij me poetin Faslli Haliti, babain e tij, i cili është edhe burimi i tij i inspiratës si krijues.

Ata kishin një ëndërr të përbashkët për të kuruar një ekspozitë që do të përfaqësonte lidhjen e thellë midis pikturës së Helidonit dhe poezisë së babait të tij, duke treguar se elementë të poezisë dhe vlerat shoqërore të Faslli Halitit janë përfshirë në punët e tij artistike.

Megjithatë, Faslli Haliti u nda nga jeta para tre vitesh, dhe tani ky koncept po bëhet realitet. Ekspozita “Faksimile” përbëhet prej pikturash dhe instalacionesh që përshkruajnë kujtimet dhe inspirimin që Helidon Haliti ka marrë nga babai . Ajo gjithashtu reflekton mbi ngjarjet dhe shqetësimet sociale që kanë ndodhur pas ndarjes së babait të tij për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Ekspozita ime ngjason diku me Syrin, ku vizitorët janë të detyruar të shikojnë brenda tij dhe të zbulojnë një sekret të vogël ndërkohë që pikturat nga mbrapa kanë një abstrakim të tillë, ku duhet të jetë 20 m dhe meqë salla nuk i ka këto dimensione kam vendosur një sy magjik për të deshifruar kuptimin e saj.

Unë në fakt i përkas një lloj tradite ku nuk e 'vras' babain, jam jashtëzakonisht mirënjohës për krijimtarinë e tij dhe do t'i them diçka interesante që faksimilet,  kam gjith blloqet e babait dhe datojnë nga viti 1984 pas rikthimit nga një dënim absurd, prej më shumë se sa 10 vitesh dhe gjithë blloqet e tjera janë shkatërruar për shkak të një absurditeti shqiptar.

Por, çfarë mendon publiku kur shikon këtë ekspozitë? 

E para, mendon që mitet e një të riu thuajse nuk egzistojnë .

Të gjita këto janë një shenjë e historisë dhe janë një shenjë që tregon se në raste kur synimet bëhen permanente, ato krijonë një lidhje një lloj intimiteti dhe publiku mendon në një mënyrë tejet perosnale dhe mundohet ta deshifrojë maksimalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco