Ndahet nga jeta regjisori i mirënjohur i filmave shqiptarë

Ndahet nga jeta regjisori i mirënjohur i filmave shqiptarë

10:23, 05/11/2023
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta në moshën 81 vcjeçare, regjisori i mirënjohur i filmave shqiptarë, Vladimir Prifti.

Lajmin e trishto e ka dhënë, regjisori Mevlan Shanaj, i cili shkruan se është larguar nga kjo jetë regjisori i dhjetëra filmave.

‘Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI!

Sapo më lajmëruan për ikjen e regjisorit të filmave: Udha e shkronjave, Dhe vjen një ditë, Flutura në kabinën time, Kush vdes në këmbë, Era e ngrohtë e thellësive etj! Sot ekranit shqiptar i ka ikur , regjisori i shquar , njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm  për mes veprës tënde!’, shkruan Mevlan Shanaj.

Vladimir Prifti lindi në vitin 1942 në Tiranë. Ai diplomua në shkollën e lartë për aktorë, “Aleksandër Moisiu” dhe më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor, ku luajti disa role dytësore.

Pas disa përvojave si asistent regjisor në teatër, në vitin 1974 filloi punë si regjisor pranë TVSH-së, prej nga ku nisi edhe pasioni i tij për filmin.

Ka realizuar shumë filma si:

‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ (1976);

‘Udha e shkronjave’ (1978);

‘Kur hidheshin themelet’ (1978);

‘Era e ngrohtë e thellësive’ (1982);

‘Kush vdes në këmbë’ (1985);

‘Dhe vjen një ditë’ (1987),

‘Flutura në kabinën time’ (1988);

‘Dasma e Sakos’ (1998);

‘Të bekuarit’ (2000);

‘Butrinti’ (2002);

‘Legjenda e Baltës’ (2003);

‘Rruga Egnatia’ (2005).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco