Si sot, më 3 nëntor 1443, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u rikthye në atdhe

Si sot, më 3 nëntor 1443, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u rikthye në atdhe

07:51, 03/11/2023
A+ Aa A-

Si sot, më 3 nëntor të vitit 1443, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u rikthye në atdhe.

Kjo datë hapi një faqe të re në historinë e qendresës shekullore antiosmane. Zoti i Arbërisë, ashtu siç Gjergj Kastrioti e nënshkroi veten, la fushëbetejën e Nishit, për t’iu drejtuar Krujës në krye të 300 kalorësve, njofton Drejtoria e Përgjithshme e  Arkivave,

Me të mbërritur, u bë sundimtar i Krujës, duke ringjallur Principatën e Kastriotëve. “Lirinë nuk jua solla unë po e gjeta këtu në mes tuaj”, citohet (“Historia e Skëndebeut” nga Marin Barleti) të ketë thënë heroi ynë kombëtar duke iu drejtuar turmës entuziaste, më 28 nëntor 1443, kur për herë të parë në histori, në Krujë u ngrit flamuri kuq e zi.

Që prej këtij viti e gjersa u shua, qëndroi i pathyeshëm në krye të Shqipërisë në luftën 25-vjeçare kundër osmanëve. Emri i tij na përfaqëson denjësisht në rrafshin e historiografisë botërore, si një figurë kyçe që i lidh shqiptarët me Perëndimin, botën e qytetëruar europiane.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco