Përkujtohet mjeshtri i përkthimit Vedat Kokona, Tupja: Parandjeu që gjuha shqipe do vuante

19:36, 31/10/2023
A+ Aa A-

Mjeshtri i përkthimit Vedat Kokona është përkujtuar në 110-vjetorin e lindjes përmes një ekpsozite me krijimet dhe përkthimet e tij.

Miku i afërt i tij përkthyesi Edmond Tupja tha për Syri Tv se Kokona e kishte të shenjtë shqipen, e se përkthyesi e pati parandjerë zvetënimin që ka pësuar gjuha shqipe sot.

Syri Tv

I njohuri i letrave shqipe, përkthyesi që u dha zë kryeveprave botërore në shqip, Vedat Kokona u përkujtua në 110-vjetorin e lindjes përmes një ekspozite në Bibliotekën Kombëtare, nga frymë që e njohën dhe e çmuan veprën e tij. Përkthyesi Edmond Tupja, që i ka të freskëta bisedat e gjata me personalitetin, që ishte e pakursyer për të këshilluar të rinjtë në përkthimtari kujton për Syri Tv, shenjtërinë që kishte gjuha amtare për përkthyesin, që e pati parandjerë zvetënimin e sotëm.

Vedat Kokona është autori i disa fjalorëve frëngjisht, shqip dhe shqip-frëngjisht, në një prej të cilëve ka kontribuuar me redaktim edhe profesor Tupja, në kohën kur ishte studentë.

Mjeshtri i përkthimit qe i pari që shkroi një traktat për përkthyesin e përkthimtarinë.

Ka përkthyer në gjuhën shqipe gjurmëlënësit e mëdhenj të letërsisë botërore si: Shekspirin, Dikensin, Tolstoin, Pushkinin Tugenievin, Balzakun, Volterin etj.  Vedat Kokona e përjetësoi veten përmes krijimtarisë së pasur dhe përkthimeve, ndërsa lexuesit e çmojnë për shqipen e kulluar prej së cilës qëndron plot hijeshi figura e tij.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco