'Mund të bëhet, e realizuam', Rama publikon foton e sallës së Festivalit kur ishte parking

'Mund të bëhet, e realizuam', Rama publikon foton e sallës së Festivalit kur ishte parking

20:27, 29/10/2023
A+ Aa A-

Përparim Rama është shprehur krenar, që tani salla në Pallatin e Rinisë, aty ku u zhvillua Festivali i Këngës në RTK, ka marrë një pamje të re.

“Mund të bëhet, e realizuam”, shkruan Rama, krahas fotos së publikuar që tregon se si dukej salla që ishte shndërruar në parking.

“Falënderoj të gjithë të angazhuarit për punën e palodhur që salla e djegur e Pallatit të Rinisë të kthehet në një skenë të madhe e të magjishme të Festivalit të Këngës në RTK”, shkruan ai tutje në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco