Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Poezia prej vitesh në harresë, poetja: Rrjetet sociale kanë zëvëndësuar librat, kjo lë për të dëshiruar

Poezia prej vitesh në harresë, poetja: Rrjetet sociale kanë zëvëndësuar librat, kjo lë për të dëshiruar

22:40, 10/10/2023
A+ Aa A-

Poetja Irma Kurti është autore e shumë shkrimeve poetike, po ashtu autore këngësh. Kurti ka treguar me keqardhje poezia nga viti në vit po ‘ndihet’ inferiore nga lexuesit.

Në një lidhje me Skype për ‘A Show’ me Adi Karstën në S yri Tv, Kurti shprehet se rrjetet sociale kanë zëvëndësuar librat, dhe kjo ka lënë tepër për të dëshiruar.

Për fat të keq, me kalimin e viteve, vitet e fundit poezia nuk është më  e “modës”. Jo shumë njerëz e lexojnë. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, kjo ndodh edhe nëItali e vende të tjera. Unë e shoh në kontaktet me shtëpi botuese  të ndryshme që janë gjithmonë dyshues dhe ta pavendosur në botimin e një libri me poezi sepse e dinë shumë mirë që tregu i poezisë ecën shumë pak. Një faktor tjetër janë edhe rrjetet sociale, njerëzit tani mendojnë se marrin ushqimin shpirtëror përmes rrjeteve sociale, pavarësisht se niveli i krijimeve që botohen atje apo në shumë gazeta të lënë për të dëshiruar . Për shumë njerëz rrjetet sociale kanë zëvëndësuar librat”, u shpreh ajo për A Shoë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco