SYRI TV/ 'Ju flet Agron Çobani'/ E shoqja: Po të ishte në jetë, nuk do ta bënte një dokumentar për veten!

14:41, 09/10/2023
A+ Aa A-

Një nga zërat më të rëndësishëm të gazetarisë shqiptare vjen përmes dokumentarit “Ju flet Agron Çobani”. Në produksion, miqtë dhe familjarët rrëfejnë të thënat dhe të pathënat e Agron Çobanit, kurse e shoqja Luljeta mes emocionesh u shpreh se po të ishte gjallë, nuk do ta realizonte kurrë një punim ku të fliste për veten.

Nga SYRI TV

Një jetë dedikuar gazetarisë, një jetë e mbushur me veprimtari dhe emocione, figura e dritësuar e Agron Çobanit vjen përmes copëzash rrëfimesh nga familjarët dhe miqtë e afërt. Në mungesë të tij e shoqja Luljeta  Çobani thotë se humbja është e pashlyeshme. Prej kohës kur gazetari udhëtoi fizikisht drejt amshimit, ajo ndjeu rëndësinë e prezencës së tij e shpirtit të munguar.

I njohur si njeriu që u bënte ballë situatave të vështira, për korrektësinë e zemërgjerësinë e një zemre të çmuar, Indrit Çobani, i biri e kujton si të ishte prezent mes tyre:

Ndonëse me një kontribut të gjatë në media, Luljeta u shpreh se Agroni nuk do të realizonte kurrë një punim, ku të fliste për veten.

Me gjithë mungesën prej më shumë se një dekade, Agron Çobani, ka ditur të hapë një faqe të re në gazetarinë shqiptare, duke e përjetësuar kontributin e tij.

Gazetar: E. Xhemalaj

Operator: A, Muka

Montazhier: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco