Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Më 9 tetor 1944, çlirimi i qytetit të Sarandës

Më 9 tetor 1944, çlirimi i qytetit të Sarandës

08:05, 09/10/2023
A+ Aa A-

Më 9 tetor 1944, u çlirua qyteti i Sarandës.

Dy luftanije britanike arritën të bombardonin me sukses pozicionet gjermane. Në bashkëpunim me trupat shqiptare dhe me përkrahjen e artilerisë, britanikët depërtuan në pjesën perëndimore të qytetit, ku u përballën me një qendresë të ashpër të gjermanëve, një pjesë e të cilëve u zunë robër.

Sipas informacionit përcjellë radios së BBC-së nga zyra ushtarake britanike, luftimet në rrugët e Sarandës vazhduan deri në orën 10 të 10 tetorit, gjersa i gjithë qyteti bashkë me kodrat dhe portin u spastruan nga trupat armike. Forcat e mbetura të garnizonit gjerman u zmbrapsën drejt Delvinës dhe për disa kohë, mbraparoja e tyre mbajti një pozitë në fshatin Gjashtë. Në këtë pozicion, britanikët dhe trupat e Ushtrisë NacionalÇlirimtare bombarduan gjermanët.

Të nesërmen e kësaj dite, më 11 tetor 1944, fshati Gjashtë ra në duart e britanikëve. Në bilancin e luftimeve numëroheshin 600 robër. Marrja e Sarandës i preu rrugën garnizonit gjerman në ngushticën e Korfuzit. Po atë ditë, u njoftua edhe çlirimi i Delvinës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco