SYRI TV/ Prezantohet në skenën e amfiteatrit te Liqeni, komedia '10 vjet martesë'

14:12, 06/10/2023
A+ Aa A-

Komedia “10 vjet martesë” prezantohet për publikun  në skenën e amfiteatrit në Parkun e Liqenit. Shfaqja rrëfen të përditshmen e çdo çifti me uljet dhe ngritjet përmes humorit të hollë, kurse aktorët Andia Xhunga dhe Gentian Zenelaj thonë se dashuria u bënë ballë të gjitha sprovave kohore, në një marrëdhënie shumëvjeçare.

Nga SYRI TV

Në përvjetorin e 10 - të martesës, kur Liza ishte bërë gati të surprizonte  të shoqin Aleksin, partneri i kërkon divorcin . Kjo kërkesë e papritur i bënë pjesë të situatave plot humor, keqkuptimeve dhe debateve të vazhdueshme.

Aleksi që e kishte harruar ditën e veçantë, zgjedh mbrëmjen e gabuar për t’i kërkuar divorcin Lizës. Përmes 10 tablove, komedia rrëfen të përditshmen e çdo çifti me uljet dhe ngritjet, kurse autori dëshiron të besojë sërish në flakën e dashurisë mes tyre.

Aktorët Andia Xhunga dhe Gentian Zenelaj thonë se dashuria u bënë ballë të gjitha sprovave kohore, në një marrëdhënie shumëvjeçare.

Me një temë universale, vepra i flet mrekullisht realitetit në Shqipëri.

“10 vjet martesë” do të ngjitet në skenën e amfiteatrit në parkun e liqenit nga mbrëmja e 6 tetorit e në vazhdim.

Gazetar: E. Xhemalaj

Operator: S. Goga

Montazhier: P. Prifti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco