VIDEO-SYRI TV/ ‘Në kujtim të At Zef Pëllumbit’, Derhemi: Veprën duhet ta shoh çdo shqiptar

17:11, 27/09/2023
A+ Aa A-

Në kujtim të fratit françeskan At Zef Pllumit u risoll përmes interpretimit të aktorit Arben Derhemi dhe kompozitorit Aulon Naçi vepra monumentale ‘Rrno vetëm për me tregue’. Sipas aktorit shfaqjen duhet ta shohi çdo shqiptarë për mos të harruar të shkuarën, ndërsa kompozitori tha se libri duhet të jetë pjesë e teksteve shkollore.

Nga SYRI TV

Vepra memuaristike e fratit françeskan  Zef Pllumit u prezantua për dashamirësit e teatrit, në ambientet e COD, përmes interpretimit drithërues të aktorit Arben Derhemi dhe kompozitorit Aulon Naçi.

‘Rrno vetëm për me tregue’ është një libër monumental, që dritëson  vuajtjet që shkaktoi regjimi diktatorial në Shqipëri. Aktori Arben Derbemi u shpreh se shfaqjen duhet ta shohin të gjithë shqiptarët, që mos të harrojnë të shkuarën.

Dhimbja për humbjen e të dashurit, gjetja e ndjesisë sublime në një kafshë, kërkimi i lirisë me çdo kusht, këto janë disa prej shtyllave kryesore të tekstit letrar, që doemos sipas kompozitorit të jetë pjesë e kurrikulës shkollore.

Filli që e lidh Shqipërinë me vuajtjet e papërligjura përgjatë komunizmit është ‘Rrno vetëm për me tregue’, ndaj është e udhës sipas artistëve njohja e historisë së vërtetë, e leximi i kësaj vepre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco