Më 23 shtator 1923 u nda nga jeta Aubrey Herbert

Më 23 shtator 1923 u nda nga jeta Aubrey Herbert

07:51, 26/09/2023
A+ Aa A-

Më 23 shtator 1923, u nda nga jeta koloneli i nderuar dhe miku i madh i shqiptarëve, Aubrey Herbert.

Ai ishte një ushtar britanik, diplomat, udhëtar dhe oficer i inteligjencës. Herbert u bë një mbrojtës i pasionuar i pavarësisë së Shqipërisë, pasi kishte vizituar vendin në 1907-n, në 1911-n dhe në 1913-tën. Kontributi i tij për Shqipërinë ishte aq i vyer sa u vlerësua duke iu ofruar dy herë froni i Shqipërisë. Nga viti 1911 deri në vdekjen e tij, ishte një anëtar konservator i Parlamentit Britanik. Koloneli Herbert vuajti gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij nga shikimi i dobët dhe ishte pothuajse i verbër në moshën 40-vjeçare.

Pas vdekjes së Herbert, nëna e tij Elisabet Karnavon, dha një ndihmë të madhe për Shqipërinë duke ndihmuar në ngritjen e një biblioteke, hapjen e shumë shkollave, në emancipimin e gruas, si edhe u angazhua edhe për sjelljen e ndihmave në fushën e shëndetësisë etj.

Bashkëngjitur, portreti i Herbert-it dhe një foto e ballinës së gazetës "Afrimi" me një artikull kushtuar kolonelit në vitit 1924.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco