VIDEO-SYRI TV/ Shfaqjet 'Vanja, Sonja, Masha e të tjerë' dhe 'Ferma e kafshëve' në Amfiteatrin e Durrësit

VIDEO-SYRI TV/ Shfaqjet 'Vanja, Sonja, Masha e të tjerë' dhe 'Ferma e kafshëve' në Amfiteatrin e Durrësit

17:05, 21/08/2023
A+ Aa A-

Shfaqjet ‘Vanja, Sonja, Masha e të tjerë’ dhe ‘Ferma E kafshëve’ do të prezantohen për dashamirësit e teatrit në Amfiteatrin e Durrësit. Aktori Neritan Liçaj thotë se të dy veprat prekin tema delikate për shoqërinë bashkëkohore, e se janë një refleksion i gjallë për të shkuarën e të ardhmen, në veçanti për marrëdhënien pushtet-individ.

Nga SYRI TV

Në Amfiteatrin e Durrësit do të ngjitet shfaqja ‘Vanja, Sonja Masha e të tjerë’. Shfaqja nën konceptimin regjisorit të Driada Dervishit është një shkrirje e komedisë, me nota të dramacitetit, bazuar në temat më shqetësuese të shoqërisë bashkëkohore, e sidomos në rrafshin e të njerëzishmes. Aktori Neritan Liçaj flet për linjën kryesore.

Alegoria e fortë e George Orwell ndaj pushtetit dhe mënyra se si funksionojnë strukturat më të errëta të tij, marrëdhënia individ-qeveri do të vijë përmes lojës së 10 personazheve të ‘Fermës së kafshëve’, që mishëron mesazhe të diktaturës dhe tranzicionit, fuqimisht me fjalitë ‘Të gjitha kafshët janë të barabarta. Por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat’.

Shfaqja ‘Vanja, Sonja Masha e të tjerë’ do të prezantohet në datat 22-23 Gusht, ndërsa ‘Ferma e Kafshëve’ do të jetë në datat 26 dhe 27 Gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco