VIDEO SYRI TV/ Në kujtim të gjeniut të skulpturës Arben Bajo, Gazmend Leka: Ai ishte si dielli

17:47, 19/08/2023
A+ Aa A-

Në përkujtim të figurës së ndritur të Arben Bajos, skulptorit që u shua nga Covid 19, miku i ngushtë piktori Gazmend Leka thotë se e ndien pranë mikun e ngushtë. Në kohën kur qeveria ka bërë me dije se ky sezon veror do t’i dedikohet tërësisht turizmit, profesor Gazmendi sugjeron që Bashkia e Tiranës të financojë për të shndërruar studiot e artistëve në vende pelegrinazhi, me qëllim njohjen e turistëve me artin e shqiptarë.

Nga Egla Xhemalaj-SYRI TV

3 vite nga fluturimi në qiej i skulptorit Arben Bajo, miku i ngushtë i tij piktori Gazmend Leka e ka pranë si drita portretin e shumëdashur.

Ekspozimi i punimeve të fundit të skulptorit në Galerinë FAB, shpirtëzimi i miteve me jetën qe dëshirë e kahershme e artistit, ndonëse rrjedha e ekzistencës në tokë, prishi krejt papritur ekuilibrin.

Në kohën kur qeveria ka bërë me dije se ky sezon veror do t’i dedikohet tërësisht turizmit, profesor Gazmendi sugjeron që Bashkia e Tiranës të financojë për të shndërruar studiot e artistëve në vende pelegrinazhi, me qëllim njohjen e turistëve me artin e shqiptarë.

Tashmë i përket përjetësisë, megjithatë miqtë dhe familja po bëjnë gati librin në kujtim të Arben Bajos, ku në qendër do të jetë krijimtaria e kontributi që la në artin pamor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco