Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO SYRI TV/ Skulptori i ri ekspozon veprat në hapësirat publike, Toska: S'ka investime për artin në Shqipëri

17:55, 17/08/2023
A+ Aa A-

Skulptori i ri, Alem Toska ka ekspozuar një pjesë të mirë të veprave të tij në hapësirat publike. Artisti thotë se duhet të ndërtohen galeri, e sugjeron që një pjesë të investimeve për ndërtesat shumëkatëshe të përdoren për ambiente të reja ekspozimi për artistët.

Nga SYRI TV

Disiplina e arteve figurative, që krijon formë tre dimensionale përmes veprimit të skalitjes në materiale të forta u bë udha kryesore nëpër të cilën Alem Toska nisi rrugëtimin në art.

Tanimë, veprat e skulptorit të ri zënë  një vend të rëndësishëm në hapësirat publike, ndërsa reagimet nga dashamirës të artit janë gjithmonë surprizuese. Shkallët e jetës, si metaforë e ngritjes graduale profesionale të njeriut është pozicionuar bukur në Ksamil.

Prej kohësh mungesa e ambienteve për ekspozimin e veprave të artistëve pamorë, është shndërruar në kryefjalë shqetësimi, ndaj sipas skulptorit ka ardhur koha që institucionet shtetërore të krijojnë hapësira jo vetëm ekspozitash për artistët, po të forcojnë urat e komunikimit me shijuesit e arteve pamore. Në Tiranën e mbuluar me kulla, artisti sugjeron që një pjesë të investimeve për ndërtesat shumëkatëshe  të përdoren për të ndërtuar galeri.

Në studion e Alemit, bien në sy portretet si gjini e preferuar e tij. Nga vajzat elegante, te figurat që kanë shënjuar modele të rëndësishme për të, skulptori është gjithmonë në rrekje për të sjell vepra që i përkasin bashkëkohësisë, pa lënë pas edhe të shkuarën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco