Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Regjizori i njohur çon Shqipërinë në Festivalin e Venecias

Regjizori i njohur çon Shqipërinë në Festivalin e Venecias

22:13, 14/08/2023
A+ Aa A-

Regjisori Shqiptar Erenik Beqiri ja del sërish të jetë në një festival prestigjoz kinematografik, dhe të çojë Shqipërinë tashmë në Festivalin e Filmit të Venecias. Me filmin me metrazh të shkurtër me titull “Një udhëtim i shkurtër” ja del të përzgjidhet në edicionin e 80-të në kategorinë Orizzonti. Emocionet i tregon për Tv Klan.

Filmi është xhiruar në Marsejë në Francë, vend ky që ka mbështetur financiarisht prodhimet e fundit të regjisorit. Por filmat e Erenik Beqirit kanë folur gjithmonë shqip, edhe në Festivalin e Kanës e më pas atë të Oscars ku u përfaqësuam me “Furgonin”.

Qëllimi, por edhe sfida më e madhe e ardhshme të cilën resgjisori ka nisur, është realizimi i filmit të tij të parë më metrazh të gjatë.

Një çift i ri shqiptar, zgjedh të shkojë në Francë, por dëshira për të jetuar aty i vë përballë një zgjedhje të vështirë, nga aty nis edhe drama. Ky është skenari mbi të cilën ngrihet loja aktoriale e protagonistëve Luana Bajrami dhe Tristan Halilaj, nga ku Erenik Beqiri është kandidat për një ‘Luan të Artë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco