Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Pa Kosovë nuk ka Shqipëri' - dita për të përkujtuar Hasan Prishtinën

'Pa Kosovë nuk ka Shqipëri' - dita për të përkujtuar Hasan Prishtinën

12:39, 14/08/2023
A+ Aa A-

Sot përkujtohet vrasja tragjike e Hasan Prishtinës

Ideolog dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare; përfaqësues i lëvizjes për një shtet demokratik në Shqipëri dhe një nga frymëzuesit kryesorë të idesë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar.

Lindi në vitin 1873.  Kreu gjimnazin francez në Selanik dhe shkollën e lartë të administratës e njohur me emërtimin “Mylkije” në Stamboll.

U zgjodh tri herë deputet në parlamentin osman dhe mbrojti me forcë të drejtat kombëtare të shqiptarëve.

Hasan Prishtina, Ismail Qemali e patriotë të tjerë shqiptarë ishin nismëtarët e organizimit të kryengritjes kundër osmane të shqiptarëve të vitit 1912.

Ishte ministër i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Organizator i kryengritjes shqiptare kundër shtetit serb në shtator të vitit 1913.

U zgjodh ministër në qeverinë e Turhan Pashë Përmetit gjatë periudhës së mbretërimit të shkurtër të Princ Vidit.

Në vitet 1916-1918 bashkëpunoi me autoritetet austro-hungareze me qëllim që të përfitonte nga ndonjë rrethanë e përshtatshme për të realizuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Ishte një nga drejtuesit kryesorë të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare të Kosovës”.

Në vitin 1921 u zgjodh deputet në këshillin Kombëtar. Drejtoi qeverinë shqiptare për një periudhë disa ditore në dhjetor të vitit 1921.

Gjatë viteve 1922-1933 ishte një përfaqësuesit kryesorë të opozitës ndaj mënyrës së qeverisjes së Ahmet Zogut.

Gjatë gjithë periudhës së viteve ’20 të shekullit XX ishte një nga ideologët kryesorë të tezës: “Pa Kosovë nuk ka Shqipëri”.

U vra në Selanik më 14 gusht 1933.

Në vitin 1977, eshtrat e Hasan Prishtinës u sollën në Shqipëri dhe u rivarrosën në Kukës.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco