Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Aktori Bujar Asqeriu feston ditëlindjen e 67-të

Aktori Bujar Asqeriu feston ditëlindjen e 67-të

17:49, 13/08/2023
A+ Aa A-

Aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu feston sot 67-vjetorin e lindjes. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka falenderuar zotin për jetën që i ka dhënë.

“Sot plot 67 vjeç, Faleminderit o Zot…”, shkruan akori.

Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet nga miqtë, ndjekës dhe rrethi familjar.

Bujar Asqeriu lindi më 13 gusht 1956 në Vlorë, dhe mbahet mend për shumë role të spikatura në ekran. Ai diplomua si aktor nga Akademia e Arteve në Tiranë dhe për plot 15 vite të jetës së tij ishte aktor i Teatrit “Petro Marko” të Vlorës.

Ndërsa për rolet më të famshme në botën e filmit, janë ato nga personazhi Telo në filmin “Njeriu i mire”, i vitit 1982 dhe Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve” 1983, për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit përkatësisht në vitet 1983 dhe 1985.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco