200 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari.

200 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari.

07:59, 09/08/2023
A+ Aa A-

U mbushën 200 vjet nga vdekja e atdhetarit Marko Boçari.

Heronjve u kujtohet ditëlindja si fillim i veprës së tyre dhe data e vdekjes si fillimi i lavdisë së tyre. Por, disa syresh lavdia u fillon që në gjallje. Mes tyre bënte pjesë Marko Boçari, i cili lindi në Sul të Çamërisë më 1788 dhe ra në betejë më 9 gusht 1823.

Ishte një nga djemtë e Kiço Boçarit, prijës i krahinës së Sulit. Bashkë me familjen dhe gjithë suljotët u largua në vitin 1803 drejt Korfuzit, nën presionin e Ali Pashë Tepelenës, që kërkonte të kontrollonte gjithë zonën rreth Janinës. Aty ai ishte pjesë aktive e Regjimentit Shqiptar (Regiment Albanais) të Ushtrisë Franceze. Kulmin e aftësive të tij luftarake e tregoi me fillimin e kryengritjes greke kundër osmanëve, më 1821 e më pas, ku morën pjesë edhe mijëra shqiptarë të tjerë nga të dyja anët e luftës. Ai luajti rol të rëndësishëm në rrethimin e parë të Mesolongjit, që ishte kthyer në simbol rezistence.

Më 9 gusht 1823, Boçari në krye të 350 suljotëve u hodh në sulm kundër trupave osmane. Suljotët u shkaktuan dëme të mëdha trupave osmane, por Boçari ra në betejë. Për të nderuar kujtimin e tij, e varrosën në Mesolongj. Varri iu shkatërrua, pas rënies së Mesolongjit, nga trupat osmane që pushtuan qytetin.

Marko Boçari ka një kontribut të veçantë edhe në fushën kulturore, duke na dhënë një prej teksteve më të vjetra në dialektin e shqiptarëve të Çamërisë, teksa sa ishte në Korfuz, hartoi dhe botoi fjalorin shqip-greqisht, ku shqipja i përkiste atij dialekti.

Figurën e tij e përkujtojme sot me një portret të skicuar, të shkëputur nga Fototeka e AQSH-së, si dhe me një këngë folklorike mbledhur në Vuno të Himarës nga Kol Kamsi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco