SYRI TV/ Një vjetori i Teatrit ‘Zonja e Bujtinës’, Raimonda Shundi: Vit artistik i suksesshëm

15:24, 01/08/2023
A+ Aa A-

“Zonja e Bujtinës”, hapësira më e re teatrore në kryeqytet ka përmbyllur sezonin artistik. Në një vjetorin e krijimit, themeluesja Raimonda Shundi e quajti vitin artistik të suksesshëm, ndërsa si objektiv kryesore për sezonin e ri artistik veçoi organizimin e një festivali monodrame.

SYRI TV

Teatri “Zonja e Bujtinës” , që lindi si nevojë e një hapësire të re teatrore për të promovuar produksionet shqiptare dhe artistët e rinj, përmbylli vitin e parë artistik. 14 premiera janë ngjitur në skenën e teatrit të dhomës, të cilat themeluesja e “Zonjës së Bujtinës”, Raimonda Shundi  i quajti të suksesshme.

Iniciativa e dy bashkëshorëtve artistë, për të shndërruar ambientet e brendshme të banesës në skenë teatri, erdhi fill pas shembjes së tempullit të kulturës, Teatrit Kombëtar, rrënojat  e të cilit bashkëjetojnë me artistin në shtëpinë e tij.

Aktorja u shpreh se kalendari i ri artistik do të jetë i ngjeshur me shfaqje, kurse sfida kryesore e sezonit do të jetë festivali i monodramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco