Dita kur lindi kleriku martir Dom Ndoc Suma: 'Vetëm tashti e mora vesh ç'kam ba'

Dita kur lindi kleriku martir Dom Ndoc Suma: 'Vetëm tashti e mora vesh ç'kam ba'

09:32, 31/07/2023
A+ Aa A-

Përkujtojtohet sot në ditën e lindjes, klerikut martir Dom Ndoc Suma (31 korrik 1887- 22 prill 1958)

( “Vetëm tashti e mora vesh çka kam bâ” )

Dom Ndoc Suma lindi në Nënshat të Shkodrës më 31 korrik 1887. Ndoqi seminarin Papnor Shqiptar dhe studimet i kreu në Insbruk të Austrisë pranë Kolegjit Canisianum të Jezuitëve. U shugurua meshtar në Shkodër më 21 Shtator 1911.

U arrestua për besimin e tij nga komunistët në Shkodër më 8 dhjetor 1946. Po atë vit më 16 dhjetor, u dënua me 30 vjet burg dhe punë të detyruar për bashkëpunim me diversantët të cilët nuk i kishte parë kurrë. Pasi u sëmur rëndë u lirua më 25 nëntor 1954.

“Vetëm tashti e mora vesh çka kam bâ”, pati thënë, me humor të hidhur, kur u rikthye në qeli nga gjyqi, i dënuar me 30 vjet burgim.

Vdiq në Pistull më 22 prill 1958. Megjithëse ndërroi jetë për shkaqe natyrale, ai konsiderohet dëshmor dhe u shpall i Lum më 5 nëntor 2016.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco