VIDEO/ Edicioni i 7-të i 'Za Fest' në Shkodër, Vlashent Sata zbulon surprizat për Syri Tv

16:29, 22/07/2023
A+ Aa A-

Festivali “Za Fest” nisi rrugëtimin tre ditor në qytetin e Shkodrës. Organizimi që synon të rizgjojë kulturën, do të ketë aktivitete të shumta, ndërsa përveç muzikës e rrëfimeve gojore një pjesë e rëndësishme e tij do t’i kushtohet historisë, për të cilën themeluesi i Za Fest, Vlashent Sata tha se duhet rrëmuar për të kërkuar të vërtetën.

SYRI TV

‘Za  Fest”, festivali që lindi me synimin për të promovuar vlerat e Shqipërisë, përmes muzikës, artit të angazhuar, mbështetjes në traditë dhe mbrojtjes së mjedisit çeli siparin e edicionit të shtatë.

Krijim artistik i kantautorit Vlashent Sata filloi në Oborrin e Kullës së Sahatit, Iglizit, ndërsa pikëtakimi tjetër do të jetë Kalaja e Rozafës.  Themeluesi i festivalit u shpreh se edhe këtë vit kryefjalë e organizimit mbetet rizgjimi i kulturës.

Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet edhe historisë së Shqipërisë, për të cilën Sata tha se duhet të rrëmuar për të kërkuar të vërtetën.

Programi i “Za fest” është i ngjeshur me aktivitete të shumta, jo vetëm nga përmbajtja artistike që ofrohet prej artistëve pjesëmarrës, hapësirat e zgjedhura për të mbajtur veprimtarinë, por edhe diskutimeve të lira  të figurave frymëzuese e me ndikim në popullësinë vendase.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco