SYRI TV/ 'Masakër në Buzmadhe' e Petrit Palushit, autori zbardh ngjarjen enigmatike të 1944

16:25, 22/07/2023
A+ Aa A-

“Masakër në Buzmadhe” është libri i fundit i krijuesit Petrit Palushi. Autori zbardh ngjarjen enigmatike të 1944, vit në të cilin u pushkatuan 21 civilë të pafajshëm të Buzmadhes. 

SYRI TV

Shkrimtari e studiuesi kuksianë Petrit Palushi rikthehet në fushën e botimeve me librin në zhanrin e eses “Masakër në Buzmadhe”. Përmes këtij botimi autori hedh dritë mbi një prej masakrave civile të kryera nga klika komuniste në shtatorin e vitit 1944, masakra të lëna me qëllim në pluhurin e harresës. Terrori komunist, i ushtruar nga famëkeqi Shefqet Peçi, nuk njeh kufi, thyen çdo normë e ligj zakonor të mikëpritjes së shqiptarit, torturoi e më pas pushkatoi pa gjyq fillimisht intelektualin Zai Fundo në Kolesian, dy banorë të Lusnës, e tre ditë pas Bajramit në Krue të Bardhë pushkatoj 21 civilë të pafajshëm të Buzmadhes.

Autori krijon një analogji të thellë me veprat e Shekspirit. Nëse te “Makbethi” miku pritet në besë te libri “Masakra në Buzmadhe” miqtë presin në besë të zotët e shtëpisë.

Petrit Palushi përmes krijimeve të tij synon të zgjojë historinë e të tregojë të vërtetat e pathëna.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco