SYRI TV/ Koncerti mbi Urën e Zogut, Princ Leka: Ura ka rëndësi të veçantë

13:57, 22/07/2023
A+ Aa A-

Me thirrje për ndërhyrje të menjëhershme  në Urën e Zogut, kështu nisi aktiviteti “Koncert mbi urë”, që bëri bashkë artistë, aktivistë e qytetarë. I pranishëm në aktivitet ishte dhe Princi Leka Zogu që foli për rëndësinë e Urës, ndërsa studiuesit kërkuan që shteti të shpëtojë objektin me vlerë dhe të kthejë vëmendjen nga Monumentet e Kulturës.  

Nga SYRI TV

Me tinguj kitare, me thirrje për ndërhyrje të menjëhershme në Urën e Zogut, kështu filloi aktiviteti “Koncert mbi urë”. Monumenti i Kulturës i Kategorisë së parë është dëmtuar si pasojë e gërryerjes së inerteve nga prurjet e shumta. Artisti Denis Bizhga luajti me kitarë mbi Urën e Zogut  pjesë nga repertori folklorik shqiptar dhe ndërkombëtar.

Princi Leka Zogu i pranishëm në këtë organizim tha se Ura e Zogut ka rëndësi të veçantë. Ai kërkoi që ura të mbetet simbol i Trashëgimisë Kultorore e Historike.

Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi dhe Erald Kapri studiuesi i historisë, kërkuan ndërhyrjen urgjente mbi urë dhe ndërgjegjësim të  qeverisë shqiptare për mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

Aktivisti dhe organizatori i aktivitetit Elton Laska, tha se ura është drejt shembjes totale. Megjithëse Kryeministri Edi  Rama premtoi restaurimin e këtij monumenti që në muajin maj, puna ende nuk ka nisur.

Listimi i këtij monumenti si një ndër shtatë sitet evropiane në rrezik nga “Europa Nostra” vjen në sajë të angazhimit komunitar të aktivistëve dhe banorëve të Kurbinit. Në janar të vitit 2021, 3700 qytetarë firmosën për veprim konkret, por Ministria e Kulturës vijon ende të mos ndërhyjë duke e lënë të shkatërrohet plotësisht këtë objekt  të rrallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco