Regjisori James Cameron shuan thashethemet: Nuk jam në bisedime për një film OceanGate

Regjisori James Cameron shuan thashethemet: Nuk jam në bisedime për një film OceanGate

19:21, 17/07/2023
A+ Aa A-

Regjisori James Cameron njoftoi se nuk është duke punuar në ndonjë projekt për tragjedinë e nëndetëses Titan, ku humbën jetën 5 personat në bord.

Regjisori i filmit fitues të Oscar “Titanic” shkroi në Twitter së fundmi për të shuar thashethemet se ai ka plane të punojë në një projekt që lidhet me Titanikun që pësoi një “shpërthim katastrofik” muajin e kaluar.

“Unë zakonisht nuk u përgjigjem thashethemeve në media, por më duhet tani. Unë nuk jam në bisedime për një film OceanGate dhe as do të jem ndonjëherë”, shkruhet në postim.

Më datë 18 qershor u raportua për humbjet e kontakteve me nënëdetësen Titan. Personat në bord ishin: CEO i OceanGate, Stockton Rush, 61 vjeç, miliarderi britanik pakistanez Shahzada Dawood, 48 vjeç dhe djali i tij Suleman Dawood, 19 vjeç, miliarderi britanik Hamish Harding, 58 vjeç dhe eksperti i Titanic, Paul -Henri Nargeolet, 77 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco