VIDEO-SYRI TV/ Filmi 'Vetëm 3 minuta' në Shkodër, historitë rrënqethëse të Holokaustit

13:36, 16/06/2023
A+ Aa A-

Filmi “Vetëm 3 minuta” që ngrihet mbi holokaustin u prezantua për publikun shkodran në qendrën rinore “Arka”. Synimi kryesor është njohja e historisë dhe të shkuarës, si një nocion që nuk duhet harruar. 

SYRI TV

Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen përgjatë javës holandeze  në qendrën rinore  “Arka” u shfaq filmi “Vetëm 3 minuta”. Filmi ngrihet mbi një prej periudhave më të rëndësishme të historisë botërore, holokaustin. Megi Ruka, përgjegjëse për Kulturën dhe Diplomacinë Publike në Ambasadën Hollandeze tregon se si rrjedhin ngjarjet në film.

Synimi kryesor e prezantimi me publikun shkodran është kujtesa mbi të shkuarën, si një nocion që nuk duhet harruar, se për rrjedhojë historia përsëritet.

Në kampin Aushvic humbën jetën më shumë se një milion njerëz, të vrarë në dhomën e gazit, të rraskapitur nga kushtet e pamundura të punës, ekzekutimet e shumta, rrahjet dhe torturat nga agjentët. Kampet e vdekjes apo sic kujtohen sot, vendet e terrorit u çliruan më 27 janar 1945. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco