VIDEO-SYRI TV/ Kitaristi Denis Bizhga koncert në Mirditë, artisti interpreton në kishën e Shelbuemit

14:16, 15/06/2023
A+ Aa A-

Kisha e Shelbuemit në Rubik, u bë auditor i një interpetimi unik artistik të kitaristit Denis Bizhga. Ky koncert, që zgjati rreth 60 minuta, kishte si qëllim promovimin e vlerave kulturore, historike dhe etongrafike të krahinës së Mirditës.

SYRI TV

Kitaristi Denis Bizhga, para një audience të përzgjedhur, në Kishën e Shelbuemit në Rubik, ka bërë një interpertim artistic në kitarë…

Qëllimi i koncertit të tij unik, ishte promovimi i vlerave kulturore, historike dhe etongrafike të Mirditës.

Denis Bizhga, interpretoi muzikë të periudhave të ndryshme të historisë, të stilit barok, romantic e me motive folklorike.

Përfaqësuesi i shoqatës së unionit Mirdita, Arben  Doda, tregoi vlerat e këtij intepretimi.

Koncerti në kishen e Shelbuemit në Rubik zgjati rreth 60-minuta, duke tërhequr në maksimum vemendjen e të pranishmeve, ku nuk munguan përfaqësues të politikes dhe drejtues lokal.

/Gaz.M.Marku. Op. A.Gjoni. Red.J.Hoxhaj. Mont. O.Pajo/  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco