KAFE SHQETO/ Vetëm 13 vjeç dhe ka një podcast, gjeniu shqiptar ka një këshillë për ata që nuk pranojnë gabimet

13:38, 15/06/2023
A+ Aa A-

Është vetëm 13 vjeç dhe adhuron gazetarinë. Po flasim për Antonio Lushin nga Elbanani. Ai tashmë ka një Podcast të tijin dhe e ka vendosur kush është profesioni i jetës së tij.

I dashuruar me kamerën me mikrofonin Lushi, ndonëse 13 vjeç tashmë arrin të realizojë edhe intervista të mirëfillta.

I ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Lushi u shpreh se e rëndësishme në gazetari dhe jo vetëm, është pranimi i këshillave dhe kritikave nga tjetri.

Sigurisht që më ndjekin por ndonjëherë edhe me interesa të ndryshme, kapen ndonjëherë dhe me gabimet e mia por gjithmonë në formën e shakasë. Por, unë mendoj se kritikat të përmirësojnë. Të rriturve nuk ju pëlqejnë kritikat sepse ju duket sikur ju cënohet pavarësia sepse po ta dini që kritikat rregullojnë gabimet tuaja dhe do jeni më perfekt nëse i dëgjoni ato kritika, do të rregulloni çdo gjë tek vetja. Ndërsa të rriturit që nuk pranojnë kritikat, atëherë le të shijiojnë pavarësinë e tyre përderisa ato si pranojnë kritikat, atëherë kanë zgjedhur që jetën e tyre ta bëjnë publike dhe duhet të pranojnë njëlloj si kritikat dhe komplimentet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco